Situata e rendit publik – Procedohen penalisht 3 shtetas për vepra të ndryshme penale
Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetasin 34 vjeç, banues në Shkodër, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të paraqitur dokumentin e identifikimit dhe dokumentet e automjetit.
Komisariati i Policisë Malësi e Madhe referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas 49 vjeç, pasi është konstatuar duke kryer punime për ndërtimin e një banese, pa leje nga organet kompetente.
Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas 54 vjeç, banues në fshatin Shkjezë, pasi ka bërë kallëzim një shtetas tjetër, i ka zënë tokën, duke mbjellë disa rrënjë ulliri.