Situata e reshjeve në qarkun Shkodër / Në 5 bashkitë e qarkut nuk raportohen situata problematike
Përkeqësimi i motit gjatë ditëve të fundit ka krijuar një situatë problematike në qarkun e Shkodrës,ku me shqetesuese situata u regjistrua në zonat malore për shkak të rrëshqitje të dherave dhe daljes së përrenjve nga shtrati.
Sipas infromacionit të fundit nga emergjencat civile pranë prefekturës thuhet se në 5 bashkitë e qarkut aktualisht nuk paraqiten probleme
Ndërsa edhe nga nga OSHEE mësohet se nuk ka defekte të raportuara për momentin.
Gjithashtu edhe nga Autoriteti Verior Rrugor informohet se nuk ka probleme ne akset rrugore qe mbulohen nga kjo drejtori.
Banorët që jetojnë në zonat e rrezikuara nga përmbytjet e shpeshat në zonënë e Nënshkodrës thonë se sa here ka reshje shiu dhe stuhi, gjatë stinës së dimrit rikthehet edhe frika e përmbytjeve
Nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë nuk raportohen probleme me sistemin e kullimit dhe mbrojtjes, nivelet e lumejve janë në kuota të ulëta dhe nuk paraqesin probleme për argjinaturat.