Situata e reshjeve / Problematika me energjinë elektrike dhe dëmtim rrugësh rurale
Situata e rënduar e motit me reshje intensive dhe erëra të forta, ka krijuar probleme në disa nga bashkitë e Qarkut të Shkodrës. Gjatë natës së kaluar, në bashkinë Fushë- Arrëz ka patur dëmtim të disa rrugëve rurale në Fierzë, Iballë, Blerim dhe Qafë Mali. Në 4 bashkitë e tjera, Shkodër, Pukë, Malësi dhe Vau- Dejës, nuk raportohen probleme me akset rrugore në territoret respektive.
Problemet me energjinë elektrike janë shtrirë kryesisht në disa zona të Shkodrës, Malësisë së Madhe dhe Pukës. Sipas OSHEE, ka defekte në linjën e tensionit të mesëm në fidrin Midë, nënstacioni Fushë Arrëz, në fidrin 4 në nënstacionin Rrenc, ndërsa janë pa anergji elektrike 5 kabina në fidrin 3 të nënstacionit Koplik. Në bashkinë Pukë, energjia elektrike është rikthyer në orën 22.15 të mbrëmjes të dielën. Pa energji elektrike, mbeten fshatrat e njësisë Administrative Iballë në Pukë. Nga ARRSH, Drejtoria e Rajonit të Veriut, bëhet me dije se nuk ka probleme me qarkullimin në rrugët kombëtare që ajo mbikqyr e mirëmban. Edhe nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit në Lezhë, raportohet se nuk ka probleme me sistemin e kullimit