Categories: AktualitetLajme

Situata e sigurisë në Europë, ish-ambasadori: Nuk duhet të flemë mbi dafina sepse jemi anëtar të NATO-s

Situata e sigurisë në Europë është e tensionuar, teksa është rritur alarmi i një sulmi nga Rusia. Pikërisht kjo ka qenë tema e diskutimit në emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH, ku ish-ambasadori Mal Berisha u shpreh se çështja duhet të merret seriozisht, por theksoi se nuk ka shumë vend për frikën e një lufte momentalisht.

Duhet të merret seriozisht, por nuk mendoj se ka shumë vend për frikë dhe pesimizëm. Nuk mendoj se është momenti që mund të trembemi për luftën. Paralajmërimi për rrezikun e luftës dhe përgatitja për të mos patur luftë na çon jo te lufta”, u shpreh ai.

Por i pyetur mbi rrezikun që i kanoset Shqipërisë dhe nëse duhet që vendi të mobilizohet, Berisha u shpreh se anëtarësimi në NATO nuk duhet të merret i mirëqenë dhe “të flemë mbi dafina”.

Një nga aktet më historike nëpër të cilat ka kaluar kombi ynë është anëtarësimi në NATO, kjo na ka bërë të flemë rehat. Por kjo nuk duhet të jetë kështu sepse me sa di unë vetëm 1.1% e GDP tonë shkon në buxhetin e NATO-s, pra nuk japim kontributin e duhur. E dyta ne jemi komplet të demilitarizuar, ne kemi vetëm mjete këmbësore, edhe Maqedonia e Veriut i ka 10 tanke, Shqipëria e vetmja që nuk ka asnjë tank dhe asnjë aeroplan, kemi vetëm forca këmbësore. Nuk duhet të jemi aq të relaksuar që jemi anëtar të NATO-s. A është ushtria jonë me atë kontingjent ushtarësh që ka, a janë të përgatitur a bëjnë ata stërvitjet e duhura? Sepse ajo që ndodh është një luftë hibride. Duhet t’i thirret ndërgjegjes patriotike të qytetarëve dhe të jenë të paguar mirë dhe në kushte të mira. Duhet një kujdes më i madh, nuk duhet ta marrim të mirëqenë anëtarësimin në NATO, por si detyrim në fillim. Nuk duhet të flemë në dafina, lufta edhe ndodh sepse Europa është përballur me luftëra”, tha Berisha.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

2 days ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

2 days ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

2 days ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

2 days ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

2 days ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

2 days ago

This website uses cookies.