Categories: LajmeRajoni

Situata e sigurisë në Kosovë, kreu i KFOR-it kërkon që Prishtina të shmangë veprimet e pakoordinuara

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash në një takim me kryeministrin Albin Kurti tha se Kosova duhet të shmangë veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet. Duke iu referuar operacionit të fundit të Policisë së Kosovës ndaj ndërtesave të Bankës Postare Kursimore të Serbisë në veri të vendit, ai theksoi se duhet të ruhet koordinimi i duhur mes gjitha palëve.

Sipas një njoftimi nga zura e KFOR-it në Kosovë, gjenerali turk përsëriti përkushtimin e të gjithë personelit të misionit të NATO-s për të vazhduar zbatimin e mandatit për mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Lidhur me marrëdhëniet Kosovë- Serbi, Ulutash tha se NATO-ja vazhdon ta mbështesë dialogun e ndërmjetësuar nga  Bashkimi Evropian si mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet mes dy vendeve dhe për të mirën e të gjitha komuniteteve. Komandanti turk e bëri të qartë se roli i KFOR-it vazhdon të jetë thelbësor për stabilitetin rajonal.  Ai kujtoi se numri i trupave paqeruajtëse është katërfishuar në Kosovë që pas tensioneve të vitit të kaluar në veri.

Ndërsa kryeministri Kurti vlerësoi komandantin Ulutash për bashkëpunimin, rolin dhe kontributin e tij dhe forcave të të KFOR-it për sigurinë dhe paqen. Më herët edhe presidentja Vjosa Osmani zhvilloi një takim me komandantin turk.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

3 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

3 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

3 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

3 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

3 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

3 hours ago

This website uses cookies.