Situata e tensionuar në Kuvend, Gazment Bardhi: Qeveria po synon asgjësimin e opozitës

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se mazhoranca po synon të asgjësojë opozitën me sjelljen e saj politike në seancat e fundit parlamentare.

Duke folur mes protestës së deputetëve demokratë të mbledhur rreth foltores, Bardhi theksoi se kryeparlamentarja Lindita Nikolla e ka futur prej javësh në ngërç Kuvendin.

Sipas Bardhit, nuk ka ndodhur kurrë në historinë e parlamentarizmit shqiptar që mazhoranca t’i diktojë opozitës “se me kë dhe si duhet të përfaqësohet në komisionet parlamentare

Zonja kryetare e Kuvendit prej javësh e keni futur Kuvendin në ngërç duke pamundësuar funksionimi normal të tij me veprime të paprecedentë duke nisur nga sjellja juaj dhe më pas me votime antikushtetuese, ju keni marrë vendime për të asgjësuar opozitën në Parlament.

Kurrë në historinë e këtij Parlamenti nuk ka ndodhur që kryetarja e Kuvendit ta shndërrojë veten në specialiste të arkivës së Kuvendit duke injoruar  Kushtetutën dhe shkelur rregulloren e Kuvendit.

Kurrë nuk ka ndodhur në historinë e këtij Parlamenti që mazhoranca t’i diktojë opozitës se me kë dhe si duhet të përfaqësohet në komisionet parlamentare”, ka theksuar Bardhi.

Ndërkaq, më herët seanca nisi me tensione ku deputetët e opozitës dhe mazhorancës u përplasën fizikisht me njëri-tjetrin, ku janë goditur me njëri-tjetrin Bledion Nallbati i Partisë Demokratike dhe atij të Partisë Socialiste, Vullnet Sina.

Nga ana e saj kryeparlamentarja Lindita Nikolla u ka kërkuar deputetëve të Partisë Demokratike që të ulen në vendet e tyre dhe që seanca të zhvillohet normalisht, por ata kanë refuzuar kategorikisht duke mbledhur te foltorja.

Më pas njëri nga deputetët e opozitës, Bledion Nallbati ka shkuar drejt deputetit të PS-së, Vullnet Sina i cili ishte duke folur nga vendi të cilit i ka tërhequr mikrofonin dhe situata ka avraguar në përplasje fizike, duke u qëlluar me grushte mes tyre. Ndërkaq, Kuvendi ka marrë masa ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Bledion Nallbati duke e përjashtuar atë nga seanca.

Kjo seancë u thirr ditën e sotme pasi në seancën e fundit deputetët e opozitës nuk lejuan zhvillimin në kushte normale duke bërë që ajo të shtyhet.

Megjithatë, seanca nuk ka zgjatur shumë si pasojë e kaosit të krijuar në Kuvend duke bërë që kryeparlamentarja Lindita Nikolla të njoftojë mbylljen e seancës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

10 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

10 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

10 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

10 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

10 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

10 hours ago

This website uses cookies.