6e2f2fca54c248c8a7d5e90a97cd43d6
Kjo periudhë është shoqëruar me shtim të rasteve të gripit tek moshat e vogla, të cilat kanë sjellë dhe shfaqjen e konjuktivitit tek fëmijët.
Lajmi i mirë është se rastet janë thuajse të papërfishme sa i takon problemeve me sytë apo shfaqjes së gripit të syrit, ndërsa mjekët vënë theksin tek kujdesi i shtuar për gripin.
Shefi i shërbimit të pediatrisë, Robert Rado, thotë se gjatë kësaj periudhe, problem ka qenë temperatura e lartë tek fëmijët, e cila në rastet kur nuk mund të administrohet në kushte shtëpie, ai këshillon prindërit që t’i drejtohen mjekut të familjes apo urgjencës së Spitalit Rajonal në shërbimin e Pediatrisë.
Me situatën e krijuar, Radoja këshillon prindërit të kenë kujdes ndërsa jep disa këshilla për ta.
“Shmangia e ambienteve ku ka numër të madh njerëzish. Në rast se fëmija është sëmurë mos të dërgohet në shkollë, kopësht apo çerdhe. Dhënia e medikamenteve kundra temperaturës në vlera mbi 38.5. Kujdesuni që ta hidratoni fëmijën,” këshillon mjeku.
Sipas mjekut, shumica e rasteve nuk paraqesin situata serioze dhe kalojnë me mjekim ambulator në shtëpi, por shton se nuk duhet shmangur vizita tek mjeku në rastet kur temperatura e lartë zgjat më tepër se 3 ditë.
Euroliga u rikthye pas dy javësh ndërprerje për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare dhe…
Për ditën e sotme (28 shkurt) moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me…
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi informoi të enjten zgjedhësit nga jashtë vendit, të cilëve…
Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…
Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…
Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…
This website uses cookies.