Situata Kosovë-Serbi/ Emisarët evropianë dhe amerikanë nisin nesër takimet me Kurtin dhe Vuçiq

emisaret

emisaret

Emisarët evropianë dhe amerikanë, do të udhëtojë më 21 tetor drejt Prishtinës dhe Beogradit  me qëllim rikthimin e procesit të dialogut drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka bërë me dije më herët se përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirolslav Lajçak, i shoqëruar nga këshilltarët e lartë të liderëve të Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të udhëtojnë të shtunën, më 21 tetor në Kosovë dhe Serbi, për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe më pas me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Po ashtu, edhe Ambasadori amerikan në Prishtinë, Xhefri (Jeffrey) Hovenier një ditë më parë (19 tetor) paralajmëroi vizitë të rëndësishme në Kosovë, për të cilën theksoi se është reflektim i seriozitetit me të cilin SHBA-të dhe partnerët evropianë në BE e shohin situatën aktuale.

Një vizitë shumë e rëndësishme do të bëhet, ashtu siç kemi diskutuar, dhe mendoj se është reflektim i seriozitetit me të cilin Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë evropianë në BE e shohin situatën aktuale. Ne duam të shohim progres të vërtetë. Jo në negocimin e zotimeve të reja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por të shohim që marrëveshja e arritur në shkurt dhe implementimi i aneksit në mars, të zbatohen plotësisht nga të dyja palët. Mendoj se kjo vizitë e radhës do të jetë manifestim i rëndësisë që kjo të realizohet”, ka thënë Hovenier.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.