Situata Kosovë-Serbi/ Lajçak paralajmëron bisedime strategjike me partnerët evropianë dhe amerikanë

0f7f7bb386cc452bb2bbfcf530ef3726

0f7f7bb386cc452bb2bbfcf530ef3726

Në kuadër të javës së nivelit të lartë të sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak (Lajcak) ka dhënë një mesazh në lidhje me situatën Kosovë-Serbi.

Lajçak paralajmëroi bisedime strategjike me partnerët evropianë dhe amerikanë për situatën Prishtinë-Beograd.

Përpara se të hidheni në vorbullën e javës së nivelit të lartë të 🇺🇳 Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, është mirë të shikoni prapa dhe të reflektoni për dy ditët e fundit.

Javën e fundit e kalova në Bruksel, ku së bashku me ekipin tim, u përgatitëm për takimin e Dialogut të Nivelit të Lartë të së enjtes të organizuar nga Josep Borrell. Siç është shprehur tashmë në komentet e shtypit nga HRVP, ne shpresonim për një rezultat më të mirë. Gjendja e lojës në Dialog, së bashku me situatën e tensionuar në veri të Kosovës do të jenë objekt i diskutimeve të ardhshme strategjike me partnerët tanë amerikanë dhe evropianë për të përcaktuar hapat tanë të ardhshëm”, shkruan Lajçak në rrjetin social Facebook.

Duke u kthyer pas në javën e kaluar, dhe përfundimin pa sukses të takimit mes Kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit me Presidenti serb Aleksandër Vuçiq (Aleksandar Vucic), Lajçak shkruan se shpresonte për një rezultat më të mirë.

“Pas takimit të nivelit të lartë, iu drejtova ambasadorëve të vendeve anëtare 🇪🇺 në Bruksel. Unë jam mirënjohës për interesimin e tyre në Dialog dhe për mbështetjen e tyre të fortë.

U takova gjithashtu me Drejtorin e Çështjeve Politike dhe Marrëdhënieve me Jashtë të Këshillit të Evropës Miroslav Papa, të cilin e informova për Dialogun. Vlerësoj shkëmbimin interesant për zhvillimet në Këshillin e Evropës dhe konfirmimin e bashkëpunimit tonë të vazhdueshëm në promovimin e standardeve evropiane në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Lajçak.

Në takimin e mbajtur më 14 shtator në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiqit me ndërmjetësimin e kryediplomatit evropian, Xhosep Borel (Josep Borrell).

Takimi, që kishte në axhendë zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve, nuk prodhoi ndonjë rezultat. Në lidhje me mos arritjen e ndonjë përparimi gjatë takimit, DASH shprehu zhgënjim.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.