Situata më e fundit në Gaza

0a02ae102f134b40b6b3bf6410f65669

0a02ae102f134b40b6b3bf6410f65669

Tanket dhe avionët luftarakë inzraelitë kanë intensifikuar bombardimet ndaj veriut të Gazës, si dhe ndaj Khan Junis dhe Rafahut në jug. 

Katër persona, përfshi dy fëmijë, u vranë dhe disa të tjerë u plagosën mëngjesin e së premtes si pasojë e një sulmi izraelit ndaj një banese në Kan  Junis. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit ndërkohë bënë të ditur se në atë qytet  kishin elimunar hapje të një tuneli që i përkiste grupit militant Hamas.  

Në gaza, ndërkohë është gjetur edhe trupi i 28 vjeçarit Elia Toledano, i cili u mor peng nga Hamas në gjatë sulmit të 7 tetorit ndaj jugut të Izraelit. Toledano, i cili kishte edhe nënshtetësi franceze, ishte mes atyre që u morën peng nga festivali i muzikës “Supernova” në afërsi të kufirit me Gazën.  Më shumë se 130 persona që janë marrë peng nga Hamas mendohet të vijojnë të jenë në enklavë.
 
Presidenti amerikan Xho Bajden ndërkohë është shprehur se ushtria izraelite duhet të përqëndrohet në shpëtimin e jetëve të civilëve, ndërsa po vijonë fushatën për të eliminuar Hamas. “Nuk iu kërkojë të ndalojnë ndjekjen e Hamas, por të jenë më të kujdjeshëm dhe të përqëndrohen në shpëtimin e jetëve të civilëve, u shpreh Bajden në përgjigje të interesit të gazetarëve për mendimin e tij për sulmet izraelite ndaj Hamasit.

Këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë Jake Sullivan ndërkohë ishte të enjten në Izrael ku i përcolli kryteministrit Benjamin netanjahu mesazhin e administratës Bajden për uljen sa më shpejt të ishte e mundur të intesitetit të fushatës ushtarake në Gaza.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.