Situata me masivin e gështenjave në Reç – Specialistët: Fushata e nisur për mirëmbajtjen dhe ruajtjen ka dhënë rezultat

Masivi gështenjave  në Reç në Malësi të Madhe prej disa vitesh po dëmtohet nga grerëza e cila është një ndër insektet më dëmprurëse në plantacionet e gështenjave.

Specialisti i bujqësisë, Kujtim Rrukaj,  thekson se fushata e nisur nga Ministria e Bujqësisë pak vite më parë për mirëmbajtjen dhe ruajtja e gështenjës ka dhënë rezultat.

Rënia e prodhimit këtë vit nuk është vetëm nga ky insekt, por edhe nga kushtet klimatike.

Ndërkohë,  pritet që në Malësi të Madhe të ndërtohet një laborator që bën të mundur krijimin e insektit që lufton grerëzën aziatike.

Në zonën e Reçit kultura e gështenjës është 300-vjeçare dhe banorët e kanë  bazuar ekonominë familjare tek kultivimi dhe shitja e gështenjave. Pjesa më e madhe e prodhimit eksportohet në Itali, ku dhe përpunohet.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.