Situata me Serbinë/ Lajçak në Kosovë, takim me Kurtin, Bislimin dhe përfaqësues të opozitës

Lajcak

Lajcak

Emisari i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak do të takohet këtë të hënë (6 nëntor) me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin si dhe përfaqësuesit e opozitës. Sipas RTK, në vizitën e tij në Prishtinë, dhe takimet që do të zhvillojë, Lajçak do të fokusohet në propozimin e fundit për statusin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovës.

Një tjetër fokus në takime, do të jetë mundësia për organizimin e një takimi të ri mes Kosovës e Serbisë.

Dy liderët e Kosovës dhe të Serbisë përkatësisht Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq u takuan në tetor në Bruksel me Presidentin e Francës, Emanuel Makron (Emmanuel Macron), kancelarin gjerman, Olaf Sholz (Scholz), si dhe kryeministren italiane, Xhorxha (Giorgia) Meloni, së bashku me Presidentin e KE-së, Çarls Mishel (Charles Michel), zëvendëspresidenti i KE, Xhosep Borel (Josep Borrell) dhe Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë.

Një ditë më vonë, Gjermania, Franca dhe Italia formalisht kërkuan nga Serbia njohjen de facto të Kosovës ndërsa nga Kosova kërkuan formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.