Situata me zjarret në Shkodër, vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në Theth

Zjarret e këtij sezoni në vend po shkaktojnë dëme të konsiderueshme materiale .

Sipas Emergjencave Civile në Prefekturën e Qarkut Shkodër, në bashkine Shkodër, në vatrën e zjarrit në fshatin Theth ka rifilluar operacioni për shuarjen e plotë të kësaj vatre.

Në terren janë angazhuar forcat ADZM dhe Forcat e Armatosura me 20 efektivë.

Ndërkohë,  mesohet se vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në vendin e quajtur “Syri i Kalter” në fshatin Theth. Në operacionin e shuarjes së zjarrit janë angazhuar strukturat e ADZM dhe Forcat e Armatosura.

Në bashkinë Malësi e Madhe, në  orët e para të mengjesit kemi patur 2 vatra zjarri.

Vatra në fshatin Zagorë është shuar plotësisht.

Gjithashtu edhe vatra në fshatin Bajzë është shuar plotësisht.

Momentalisht, kjo bashki nuk ka zjarre aktive.

Në bashkinë Fushë Arrëz, në vendin e quajtur “Starme”, të Nj.ad. Iballë, vatra e zjarrit është plotësisht e izoluar. Aktualisht, kjo vatër po mbahet në monitorim nga punonjësit e shërbimit pyjor.

Deri në këtë moment nuk raportohen situata të tjera problematike.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër bën të ditur se po vijon të jetë  në gatishmëri për monitorimin dhe koordinimin e situatave.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.