Situata me zjarret nën kontroll, shuhen 95 vatra në gusht

thumbs b c 8cb335226d78e435bb737435fffe8081
Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe forcat e emergjencës kanë arritur të shuajnë 95 vatra zjarri përgjatë muajit gusht falë bashkëpunimit me komunitetin.
Bilanci u bë i njohur nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Ministria bën të ditur se është përmirësuar sistemi i reagimit ndaj zjarreve për të penguar përhapjen e tyre në përmasa të rrezikshme.
“Rreth 212 vatra zjarri u fikën në kohë në muajt qershor–korrik.
Vigjilenca e komuniteteve, sinjalizimi dhe reagimi në kohë, faktorë kryesorë për parandalimin e ngjarjeve që mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve e pasuritë e vendit,” shkroi ministri Peleshi në Facebook.
