Situata në kampin kuqeblu/Doçi: Më tepër vemendje elementit të ri shkodran

situata kampi
Ish futbollisti shkodran, Edmond Doçi, fitues i trofeve me Vllazninë, aktualisht trajner futbolli me moshat, flet për situatën jo të mirë që po kalojnë kuqeblutë.Ndër të tjera, Doçi flet edhe për vemendjen që drejtuesit e stafit teknik si dhe ato të klubit Vllaznia duhet të kenë me elementin e ri duke u ndalur edhe tek tre 19 vjeçarët, Pusi, Zaganjori dhe Dodaj që luajtën kundër Egnatias, futbollistë këto që i ka pasur te Akademia Vllaznia.Duke foluar për ndeshjen e radhës, Doçi, beson në një kthesë të Vllaznisë, për të marrë marrë tre pikët e plota ndaj bluve dinamovitë.Sfida, Vllaznia-Dinamo, e vlefshme për javën e 16-të të Abissnet Superiore do të luhet të dielën në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 17:00.