Categories: BotaLajme

Situata në Lindjen e Mesme, paralajmëron Blinken: Irani dhe Hezbollahu do hakmerren ashpër

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka paralajmëruar ministrat e Jashtëm nga vendet e G7-s se sulmet nga Irani dhe Hezbollahu ndaj Izraelit mund të vijnë prej ditës së sotme si shenjë hakmarrje për vrasjen e shefit politik të Hamasit Ismail Haniyeh dhe komandantit të lartë të Hezbollahut, Fuad Shukr.

Gjatë bisedës telefonike, Blinken tha se SHBA-të besojnë se Irani dhe Hezbollahu do të hakmerren, por është e paqartë se në çfarë forme do të jetë, shkruan faqja e lajmeve me bazë në SHBA Axios, duke cituar tre burime.

Blinken ka theksuar se sulmet mund të ndodhin brenda 24 deri në 48 orët e ardhshme. Gjithashtu, Departamenti Amerikan i Shtetit iu referua leximit zyrtar të telefonatës së Blinken me homologët e tij të G7.

Për këtë arsye, Blinken theksoi “nevojën urgjente për de-përshkallëzimin në Lindjen e Mesme” dhe përpjekjet e vazhdueshme për të arritur një armëpushim në Gazë dhe marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve/të burgosurve.

Ata kanë diskutuar se si armëpushimi në Gazë do të zhbllokonte mundësinë e paqes dhe stabilitetit më të madh në rajon, duke përfshirë përgjatë vijës blu (midis Izraelit dhe Libanit). Sekretari dhe ministrat e Jashtëm përsëritën angazhimin e tyre për sigurinë e Izraelit dhe kërkuan përmbajtje maksimale nga të gjitha palët për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit”, thuhet në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Thirrjet erdhën pasi tensionet po rriten në Lindjen e Mesme pasi Irani u zotua për “ndëshkim të ashpër” kundër Izraelit për vrasjen e të mërkurës së kaluar të Haniyeh në rezidencën e tij në kryeqytetin iranian Teheran.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) tha se vrasja e Haniyeh ishte “projektuar dhe ekzekutuar” nga Izraeli me mbështetjen e SHBA duke përdorur një predhë me rreze të shkurtër veprimi. Në sulm u vra edhe truproja e tij.

SHBA njoftoi të premten se do të vendosë avionë luftarakë dhe anije luftarake të marinës në Lindjen e Mesme.

Hezbollahu gjithashtu pritet të hakmerret pasi Izraeli vrau Shukr në një sulm ajror në një periferi të jugut të Bejrutit më 30 korrik.

Përshkallëzimi vjen në mes të një ofensive të vazhdueshme izraelite në Gazë, e cila ka vrarë rreth 39,600 njerëz pas sulmit të Hamasit të 7 tetorit të vitit të kaluar që vrau 1,200 izraelitë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

21 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

21 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

21 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

22 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

22 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

22 hours ago

This website uses cookies.