Situata në liqenin e Fierzës, mungesa e reshjeve frenon prodhimin e energjisë

liqenin e Fierzës

Ky fund shkurti dhe prag pranvere në Kukës, që përkon edhe me fundin e dimrit të pazakontë dhe me thatësirë, nuk ka dhënë efekte pozitive për sa i përket sasisë së ujit në liqenin e Fierzës.

Situata hidrike në liqenin verior nuk është optimale për të përballuar nevojat për prodhimin e energjisë elektrike me kapacitet të plotë në hidrocentralin e Fierzës.

Për shkak të mungesës së reshjeve, ka rënë ndjeshëm prurjet në dy lumenjtë kryesore që furnizojnë liqenin, Drin i Bardhë dhe Drin i Zi, të cilët bashkë me prurjet anësore nuk i kalojnë 80 metër kub ujë në sekondë, ndërsa niveli aktual është 274 metra mbi nivelin e detit nga 296 metra të kuotës optimale dhe kufirit maksimal të liqenit.

Aktualisht hidrocentrali i Fierzës punon me kapacitet të reduktuar për prodhimin e energjisë elektrike, me një ose dy turbina të alternuara dhe në orare të përcaktuara.

Nevojat për konsum të brendshëm për energji elektrike plotësohen nga hidrocentralet e tjera dhe burimet vendore të energjisë bashkë me një sasi të konsiderueshme energjie, e cila importohet nga tregu ndërkombëtar.

Të paktën deri në mesin e muajit mars nuk pritet ndonjë përmirësim i dukshëm i situatës hidrike, veçse në rast se do të rikthehen reshje të dendura shiu e në një periudhë të gjatë kohore.

Këtë dimër, si pasojë e reshjeve të pakta të dëborës, nuk u krijua edhe rezervat ujore në bjeshkët e Kukësit dhe Dibrës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.