Ky fund shkurti dhe prag pranvere në Kukës, që përkon edhe me fundin e dimrit të pazakontë dhe me thatësirë, nuk ka dhënë efekte pozitive për sa i përket sasisë së ujit në liqenin e Fierzës.
Situata hidrike në liqenin verior nuk është optimale për të përballuar nevojat për prodhimin e energjisë elektrike me kapacitet të plotë në hidrocentralin e Fierzës.
Për shkak të mungesës së reshjeve, ka rënë ndjeshëm prurjet në dy lumenjtë kryesore që furnizojnë liqenin, Drin i Bardhë dhe Drin i Zi, të cilët bashkë me prurjet anësore nuk i kalojnë 80 metër kub ujë në sekondë, ndërsa niveli aktual është 274 metra mbi nivelin e detit nga 296 metra të kuotës optimale dhe kufirit maksimal të liqenit.
Aktualisht hidrocentrali i Fierzës punon me kapacitet të reduktuar për prodhimin e energjisë elektrike, me një ose dy turbina të alternuara dhe në orare të përcaktuara.
Nevojat për konsum të brendshëm për energji elektrike plotësohen nga hidrocentralet e tjera dhe burimet vendore të energjisë bashkë me një sasi të konsiderueshme energjie, e cila importohet nga tregu ndërkombëtar.
Të paktën deri në mesin e muajit mars nuk pritet ndonjë përmirësim i dukshëm i situatës hidrike, veçse në rast se do të rikthehen reshje të dendura shiu e në një periudhë të gjatë kohore.
Këtë dimër, si pasojë e reshjeve të pakta të dëborës, nuk u krijua edhe rezervat ujore në bjeshkët e Kukësit dhe Dibrës.
Papa Françesku kaloi një tjetër natë të qetë në spital, tha Vatikani të premten, pasi…
Fillon nesër (1 mars) muaji i shenjtë i Ramazanit për të gjithë besimtarët myslimanë. Kryetari…
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij “Sym’Sy” në Facebook, teksa iu përgjigj një komentuesi…
Nënshkruhet marrëveshja mes “TEDA Tiranë” dhe “H.A.P.I Advanced Technologies LTD”, një investim ky mjaft i…
Euroliga u rikthye pas dy javësh ndërprerje për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare dhe…
Për ditën e sotme (28 shkurt) moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me…
This website uses cookies.