Situata në PD/ Analistët në “3D‘‘ me qëndrime të kundërta, zgjidhja riformatimi i partisë
Situata e brendshme në Partinë Demokratike ishte temë e debatit në emisionin “3D” të Alban Dudushit. Analistët dhe të ftuarit në studio ishin të ndarë në qëndrimet e tyre.
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike zyrtare, Azgan Haklaj e cilësoi Gazmend Bardhin si “Judan” e PD, që sipas tij, ka pasur qëndrime të ndryshme në afate të shkurtra kohore.
“Juda është Gazment Bardhi. Gazment Bardhi a shkoi në SPAK. Ai ka shpërdorur besimin e demokratëve të Shqipërisë dhe ka mashtruar në emër të komunitetit ndërkombëtar. Ata e përgënjeshtruan publikisht. A ka democrat sot në Shqipëri që i beson Gazment Bardhit”, theksoi Haklaj.
Gazetari Reldar Dedaj u shpreh ish-kryeministri Berisha po e mban peng liderin e opozitës, ndërsa analisti Sami Neza, artikuloi se bashkimi i PD ka marrë fund.
Sakaq, analisti Arjan Curri ishte mendimit se zgjidhja e problemeve në Partinë Demokratike kalon përmes riformatimit.
Kjo ishte tema e debatit të së enjtes në emisionin “3 D” e cila do të trajtojë një tjetër diskutim të nxehtë edhe këtë të premte mbrëma duke nisur që nga ora 21:00.