Categories: AktualitetLajmeMjedis

Situata në qarkun Shkodër nga moti i keq/Prefektura: Kemi ngritur strukturat për të përballuar situatën

Gjatë gjithë ditës së djeshme, orëve të mbrëmjes e deri në orët e para të mëngjesit kanë vijuar reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me shtrëngata dhe dalje të përrenjve nga shtrati i tyre të cilët krijuan probleme në territorin e qarkut Shkodër.Nga Institucioni Prefektit u koordinua puna me të gjitha strukturat vendore dhe rajonale për stabilizimin e situatës në segmentin e Thethit ndërkohë vijon puna e strukturave të OSHEE në terren për riparimin e defekteve të cilat për shkak të erërave të forta kanë dëmtuar shumë linja të furnizimit me energji elektrike. Autoriteti Verior nuk raporton probleme në akset rrugore që mbulon DRV Shkodër. Gjatë natës si rezultat i reshjeve të shiut ka patur rënie të inerteve dhe gurëve nga skarpatet por pa shkaktuar probleme në qarkullim. Kontraktorët janë në gatishmëri me mjete e fuqi punëtore. Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit në Lezhë, informon se niveli reshjeve të shiut ka qenë 20 mm. Deri tani nuk ka informime për probleme në sistem kullimi e mbrojtje nga uji nivelet janë në kuota të ulëta.Ndërkohë sipas OSHEE në Fushë Arrëz janë 892 abonentë pa energji. Në fshatin Ças në Velipojë 652 abonentë pa energji në Vukpalaj janë 1318 abonentë pa energji, si dhe në zonën e Razmës. Raportohen për ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të njësive Ad. Shkrel e Kelmend.Nuk raportohet për bllokim të rrugëve nacionale apo rurale.Ne bashikinë ePuke vazhdon te kete reshje te dendura shiu, fshati Buzhale ka nderprerje te energjise si pasoje e demtimit te kabines elektrike , nderprerje te energjise kane dhe Njesite Administrative Rrape dhe Gjegjan probleme te tjera deri në këto momente nuk raportohen Njesia Administrative Bushat nuk ka probleme te EC por ka shkëputje të energjisë elektrike herë pas here në fshatin Bushat dhe Barbullush, Njësia admin.Hajmel nuk ka probleme, Njësia Admins.Vig Mnelë ka rënie gurësh në fshatin Mnelë e Madhe, ndërsa në Njësitë Administrative Temal dhe Shllak nuk ka energji elektrike në të gjitha fshatrat e njësive.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

4 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

4 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

4 hours ago

Gjendet i vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar në Guci të Re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…

4 hours ago

Drejt përfundimit dy rrugë në rrethina – Ishin lënë në harresë prej dekadash, plotësohet kërkesa e komunitetit

Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…

7 hours ago

Bashkia: Busti i Lekë Dukagjinit do vendoset  – Pritet miratimi nga Këshilli Bashkiak i rregullores mbi vendosjen e busteve dhe monumenteve

Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…

7 hours ago

This website uses cookies.