Lajme

Situata nga moti i keq- Pa energji disa fshatra në Shkodër, Malësi të Madhe dhe Vaun e Dejës. Bllokohen disa akse

Moti i keq që përfshiu vendin ditën e djeshme (22 nëntor) ka shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike në disa fshatra në veri të vendit, e po ashtu janë bllokuar edhe disa akse rrugore.

Bëhet me dije se në bashkinë Shkodër, vijon të jetë i bllokuar aksi rrugor Prekal-Kir, ndërsa aksi Breg Lumi-Theth është pastruar nga inertet dhe është i qarkullueshëm. Kanali i Çentralit Ndërlysaj është mbushur me inerte dhe është jashtë funksionit, ndërsa në zonat malore të kësaj bashkie ka mungesë të energjisë elektrike.

Në Bashkinë Malësi e Madhe, gjatë mbrëmjes së djeshme është dëmtuar rruga e fshatit Kamicë si pasojë e vërshimit të Përroit të Thatë.

Në Bashkinë Vau Dejës, mungon energjia në të gjitha fshatrat e njësisë administrative Vig-Mnelë.

Në Bashkinë Fushë Arrëz vijojnë reshjet e shiut dhe era me intensitet të lartë. Ka ndërprerje të energjisë elektrike në njësitë administrative Iballë, Fierzë dhe Blerim. Qarkullimi në rrugët kryesore vijon, por ka prezencë uji dhe gurësh. Aksi rrugor Gjegjan-Shpal është i bllokuar në rreth 40%.

Në Bashkinë Pukë, problematika kryesore është dëmtimi dhe prezenca e materialeve në rrugët rurale. Në njësinë administrative Rrapë është dëmtuar ura e fshatit Kabash. Në fshatin Qerret raportohet dëmtimi i çatisë së një banese.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Myftinia Shkodër shpërndan pako ushqimore – Halluni: Bamirësi në kuadër të muajit të begatë të Ramazanit

Myftinia e Shkodrës ka shpërndarë ndihma për Shoqatën e Personave me Shikim të Kufizuar. Përfaqësuesi…

29 minutes ago

Kualifikimi i Vllaznisë në RTSH Shkodra  /  Ish- futbollisti Thana, trajnerët, Mani dhe Bushati, analizojnë sfidën me Elbasanin

Kualifikimi i Vllaznisë në turin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë ka marrë vëmendjen e Emisionit…

35 minutes ago

Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm – Adresimi i sfidave dhe krijimi i një platforme bashkëpunimi, qëllimi i takimit

Politikat e qeverisjes lokale shoqëruar me projekte dhe eksperienca inovacionesh për zhvillimin e turizmit të…

39 minutes ago

Rikthehet mensa studentore – Bashkia Shkodër përmbush kerkesën e kahershme të studentëve

Bashkia Shkodër ka përfunduar investimin për mensën studentore, e cila rikthehet pas 18 vitesh mungesë.…

42 minutes ago

Trushi, i njohur tradicionalisht për blegtorinë – Fermeri Halil Xhurreta: E nisa me pak krerë lopë, sot kam 43 krerë

Ky është Halil Xhurreta, 67-vjeç , nga fshati Trush i Shkodrës. Vite më parë në…

47 minutes ago

Një libër për çështjet politike  – “Algoritmet e demokracisë” është botimi i parë i autores  Jesmina Lici

“Algoritmet e demokracisë” është libri më i ri që u promovua në mjediset e brendshme…

50 minutes ago

This website uses cookies.