Lajme

Situata nga reshjet e dëborës-Ministria e Mbrojtjes: Po punohet për të mbajtur hapur akset rrugore

Ministria e Mbrojtjes ka shpjeguar gjendjen e qarkullimit të mjeteve në akset rrugore në vend, për shkak të motit të keq, të shoqëruar me reshje shiu dhe dëbore.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht po punohet që të mbahen hapur akset rrugore për qarkullimin e mjeteve.

Në “Rrugën e Kombit” si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës gjatë ditës së sotme, po punohet me 27 borëpastruese dhe hedhëse kripe njëkohësisht,  ku 8 borëpastruese po punojnë në pjesën e aksit që shtrihet në territorin e Qarkut Lezhë, ( bashkia Mirditë), kurse pjesa tjetër e mjeteve, 19 mjete, po punojnë në pjesën e këtij aksi në territorin e Qarkut Kukës. Aksi është i kalueshëm.

Ne aksin rrugor nacional Elbasan-Qafë Thane, në Qafë Thanë ka prezencë të reshjeve të dëborës dhe ne terren janë mjetet e firmës kontraktuese qe po bëjnë pastrimin e aksit nga dëbora. Prezence dëbore rreth 10 cm kemi edhe ne aksin rrugor nacional Zgosht-Ura Cerenecit. Edhe aty po punohet me mjet borëpastrues për mbajtjen hapur te qarkullimit te mjeteve. Në Qarkun e Korçës kanë filluar reshjet e dëborës në të gjithë territorin në lartesitë mbi 700 m”, thuhet  në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Njoftimi

Informacion mbi situatën datë 06.04.2025 ora 21:00

Sipas raportimeve nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, situata deri në këto momente paraqitet si më poshtë.

Në “Rrugën e Kombit” si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës gjatë ditës së sotme, po punohet me 27 borëpastruese dhe hedhëse kripe njëkohësisht,  ku 8 borëpastruese po punojnë në pjesën e aksit që shtrihet në territorin e Qarkut Lezhë, ( bashkia Mirditë), kurse pjesa tjetër e mjeteve, 19 mjete, po punojnë në pjesën e këtij aksi në territorin e Qarkut Kukës. Aksi është i kalueshëm.

Ne aksin rrugor nacional Elbasan-Qafë Thane, në Qafë Thanë ka prezencë të reshjeve të dëborës dhe ne terren janë mjetet e firmës kontraktuese qe po bëjnë pastrimin e aksit nga dëbora. Prezence dëbore rreth 10 cm kemi edhe ne aksin rrugor nacional Zgosht-Ura Cerenecit. Edhe aty po punohet me mjet borëpastrues për mbajtjen hapur te qarkullimit te mjeteve. Në Qarkun e Korçës kanë filluar reshjet e dëborës në të gjithë territorin në lartesitë mbi 700 m.

Subjektet kontraktore janë në gatishmëri duke mundësuar mirëmbajtjen dimërore të akseve turistike kryesore dhe dytësore në bashki. Nuk paraqiten problematika në këtë Qark.

Territori i Qarkut Dibër në lartësinë mbi 500 metra mbi nivelin e detit është përfshirë nga reshje dëbore të cilat variojnë nga 3-15 cm dhe vazhdojnë të jenë të pranishme me intensitet mesatar.

Situata në infrastrukturën rrugore si nacionale apo rurale vazhdon të jetë e aksesueshme në të gjithë territorin. Nga subjektet kontraktore po punohet me mjete e lëshim kripe në segmente që shfaqen problematika.

I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu e borë, ku dhe në këto momente vazhdojnë të jenë të pranishme. Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Nga subjektet kontraktore vazhdon puna për pastrimin nga bora dhe kriposjen e atyre segmenteve ku ka qenë e nevojshme me qëllim mbajtjen funksionale të tyre.

Ne Qarkun Shkodër, të gjitha akset rrugore nacionale janë të kalueshme. Në aksin rrugor Bogë-Theth kalimi bëhet vetëm nga mjetet e kalueshmërisë së lartë dhe të pajisura me zinxhirë. Aktualisht në këtë aks po punon një mjet borëpastruese e cila e ka të pamundur mbulimin e gjithë segmentit. Aksi rrugor Tamarë – Vermosh është i kalueshëm por rekomandohet përdorimi i gomave dimërore dhe zinxhirëve.

Blerti Delija

Recent Posts

Kombëtarja e femrave mbërrin në Zagreb, të martën ndeshja me Kroacinë

Kombëtarja e femrave ka udhëtuar drejt Zagrebit për ndeshjen e radhës ndaj Kroacisë, e vlefshme…

34 minutes ago

Moti- Dita e sotme me kthjellime dhe ulje temperaturash. Veriu me reshje bore

Ditën e sotme (7 prill) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.…

38 minutes ago

Mashtrimet me vizat, ambasada e SHBA thirrje qytetarëve: Kujdes nga agjencitë e rreme!

Ambasada e SHBA në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve të mos bien pre e…

40 minutes ago

Presidenti Herzog dekoron kryeministrin Rama me Medalje Nderi për “miqësinë e pathyeshme me popullin hebre”

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, i akordoi të dielën kryeministrit Edi Rama, Medaljen Presidenciale të Nderit, në…

50 minutes ago

Vllaznia mundet nga Bylisi, vendos Da Silva

Bylisi jep shenja mbijetese, teksa vlen goli i Da Silvas në fillimin e pjesës së…

51 minutes ago

Papa Françesku shfaqet në publik, përshëndet besimtarët në Vatikan

“Të diel të mbarë për të gjithë. Ju falënderoj shumë nga zemra”, ishin këto fjalët…

17 hours ago

This website uses cookies.