Situata nga reshjet u menaxhua me sukses – Në terren strukturat e Bashkisë, zjarrëfikësve dhe policisë
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci , ka informuar nëpërmjet rrjeteve sociale angazhimin maksimal të të gjitha strukturave për menaxhimin e situatës së krijuar nga rreshjet e ditës së sotme.
“Kjo e mërkurë, përfshiu qytetin dhe njësitë administrative të Bashkisë Shkodër nga reshje intensive shiu.
Përballë situatës së krijuar grupet e punës u angazhuan në terren për menaxhimin e kësaj situate, konkretisht:
43 punonjës të Ndërmarrjes së Shërbimeve dhe Punëve Publike
40 punonjës të Ujësjellës-Kanalizimeve
14 efektivë të Policisë Bashkiake
12 efektivë të Forcave Zjarrfikëse
18 efektivë të Policisë së Shtetit
Fatmirësisht nuk ka pasur dëme të mëdha në banesa dhe biznese ndërkohë që situata aktualisht është e qetë dhe po monitorohet nga punonjësit dhe specialistët e emergjencave civile të Bashkisë Shkodër.
Sipas parashikimeve, Shkodra do të jetë edhe nesër në prezencë reshjesh ndërkohë që të gjitha strukturat tona janë në terren për çdo problematikë”,’ ka shkruar kryebashkiaku Beci në faqen e tij të FB.