Situata nga zjarret në vend – Vatra në Kavajë, Vlorë dhe Shkodër

Është vënën nën kontroll zjarri që përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me ullishte dhe shkurre në Kavajë.

Vijon zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë që prej mesditës së të enjtes,. Sot në ndihmë të forcave zjarrfikëse, pritet që të mbërrijnë edhe forcat e ushtrisë për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve, ndërkohë që një re e madhe tymi ka mbuluar qytetin

Në qarkun e Shkodrës raportohet të jenë aktive dy vatra zjarri,  ndërkohë emergjencat civile parashikojnë që të gjendja të përkeqësohet gjatë ditës për shkak të erës dhe temperaturave të larta.

Në Mal Kolaj, shërbimet e pyjores janë duke punuar në drejtim të Rrjollit dhe kanë izoluar  flakët, por era në zonë nuk lejon shuarjen e plotë të tyre .

Në fshatin Hoten të Bashkisë Vau i Dejës momentalisht nuk rrezikohen banesat. Që prej orëve të para të mëngjesit 12 efektiv kanë punuar për shuarjen e flakëve me pompa uji, por është kërkuar edhe ndihma e Forcave të Armatosura.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.