Situata te Vllaznia, reagon tifozeria kuqeblu/“Vllaznit Ultras”, kërkojnë largimin e përgjegjësve që formuan skuadrën

tifozeria

tifozeria

Vllaznia po kalon një situatë të rënduar në të gjitha aspektet. Pozitat e saj në tabelë nuk janë aspak të favorshme, po kështu edhe lojrat e saj nuk kanë ritmin dhe forcën e duhur për të mposhtur në shtëpi edhe një kundërshtar modest si Erzeni. Ndaj, në radhët e tifozërisë shkodrane, ka shumë pakënaqësi për situatën aktuale në skuadër, të cilët kërkojnë ndryshimin për mirë të situatës. Në këtë kuadër, grupimi “Vllaznit Ultras”, ato që janë konsideruar vazhdimisht si mbështetja kryesore e kuqebluve, brenda dhe jashte rrethit, është më i drejtpërdrejtë, duke dalë publikisht me një reagim të tyre, të cilin e kanë përcjellë në faqen e tyre të rrjetit social FB. Në mesazhin e tyre reagues, ato kërkojnë nga presidenca që të largojë personat përgjegjës që kanë shkaktuar këtë gjendje në ekipin e zemrës së tyre Vllaznia.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.