Situatë dramatike nga zjarret në Shëngjin, familjet braktisin shtëpitë e tyre

Shëngjini vijon të jetë i përfshirë nga flakët. Situata e rënduar nga zjarret ka detyruar familjet që të braktisur shtëpitë  e tyre që rrezikohen nga përhapja e flakëve.

Sipas pamjeve që ka dërguar në redaksinë e RTSH-së, gazetarja Lusi Përgjegji shihen prindër që kanë marrë fëmijët e tyre duke lënë pas shtëpitë pas rritjes së intensitetit të flakëve që vijojnë të përhapen.

Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se situata e zjarreve në Shëngjin vijon të jetë problematike. Ndërsa shpjegon se vijon  puna e pandërprerë e forcave operacionale në terren, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, përveç forcave zjarrfikëse të pushtetit vendor është angazhuar për shuarjen e flakëve edhe helikopteri Cougar.

Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes ka vënë në dukje se si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur, duke rrezikuar edhe zonat e banuara dhe bizneset në zonë. 

U morën masat në kohë për evakuimin e tyre, duke bërë të mundur shmangien e rrezikut. Ditën e djeshme operuan 20 mjete zjarrfikëse gjatë gjithë natës me 60 forca zjarrfikëse. Ndërsa sot veç helikopterit Cougar po punojnë edhe 40 mjete zjarrfikëse dhe 150 forca operacionale.

Pas kërkesës drejtuar Mekanzimit Evropian të Mbrojtjes Civile pritet të mbërrijnë shumë shpejt dy avionë Canadair për ndërhyrje nga ajri. Situata vijon të mbetet problematike pavarësisht gjithë angazhimit në nivel kombëtar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrotjes.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.