Situatë e tensionuar te Vllaznia, Presidenca e Vllaznisë gjobit trajnerin Brdaric dhe drejtorin sportiv Osmani
Situata tek Vllaznia vijon të jetë e tensionuar që pas ndeshjes me Burrelin, ku, per shkak të mos aktivizmi të një lojtari të ri, drejtuesit e klubit kanë kërkuar llogari tek stafi teknik.
Mësohet se presidenca e Vllaznisë të ketë gjobitur trajneri Brdaric dhe drejtorin sportiv Tefik Osmani.
Dhe pse takimi u fitua 1-0 nga shkodranët, presidenca shprehu pakënaqësi te lojtarët e aktivizuar. Më saktë, pritej në fushë një prej tyre, që Brdaric nuk e preferoi.
Situata mund të konsiderohet e nxehtë. Madje nuk përjashtohet një largim, ndërsa kujtojmë se Brdaric u afrua në prill dhe Osmani në fundin e vitit të kaluar.
Pritet reagimi i klubit kuqeblu për të mësuar më shumë në lidhje me këtë situatë, që vjen si një rrufe në qiell të hapur. Ish-futbollisti korçar ka mbajtur më parë të njëjtën detyrë edhe te klubi i Tiranës, ku pati sukses. Emri i Tefik Osmanit është lakuar kohët e fundit edhe për një zbarkim të mundshëm te Partizani, por tashmë koha do të tregojë se çfarë do të ndodhë konkretisht.