Situatë kritike tek volejbolli femra / Problemet financiare, trajnerja Nora Deda paralajmëron dorëheqjen
Vllaznia në Volejboll femra gjendet në një situatë kritike, pasi fillimi i vitit 2024-t e ka gjetur me vetëm 7 volejbolliste në fushën stërvitore. Ndaj, me të drejtë trajnerja Nora Deda, shpreh shqetësimin e saj për gjendjen aktuale në skuadër.
Më tej, trajnerja Deda, bën të ditur se shqetësimin në fjalë e ka përcjellë edhe në Bashkinë Shkodër.
Në të tilla kushte, nëse situata nuk ndryshon, trajnerja Deda, paralajmëron dorëheqjen.
Për situatën në fjalë ka reaguar edhe vetë presidenti i shoqatës së volejbollit Vllaznia, Florian Zekja, i cili ndër të tjera, fajëson Bashkinë për mënyrën dhe kohën e riorganizimit të shoqatave sportive për vitin 2024, kur skuadra është në mes të sezonit.