Lajme

Sivjet ligji i ri për siguracionet, paguan më shumë kush shkakton aksidente

Ndëshkim apo shpërblim? Çfarë parashikon ligji “bonus malus” i miratuar në vitin 2021 për të gjithë drejtuesit e mjeteve.

Eksperti Islam Qibini sqaron sesi do të funksionojë rregullorja e re për pagesën e siguracionit duke nisur nga ky vit.

Ky sistem është aplikuar në shumë vende të Bashkimit Europian dhe në vendet fqinje. Është diçka pozitive, pasi bën kategorizimin e drejtuesve të mjeteve. Ata që nuk kanë shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, sidomos kur nuk kanë bërë aksidente automobilistike me dëme materiale apo shëndetësore, stimulohen nga ky ligj. Kategoria e drejtuesve që janë problematikë në zbatimin e rregullave të qarkullimit apo që kanë kryer aksidente me dëme materiale apo shëndetësore do të penalizohen nga ky sistem. Pavarësisht vjetërsisë së drejtuesit, edhe nëse ka një lejedrejtim prej më shumë se 20 vjetësh, por ka kryer së fundmi një aksident, atyre do u rritet vlera e kontratës së sigurimit të mjetit, TPL, nga 18 mijë lekë që e marrim mesatarisht mund të shkojë deri në 20 mijë lekë,” thotë z. Qibini.

Rregullorja përmban dhe disa faktorë risku përtej dëmeve që do regjistrohen. Faktorë që lidhen me moshën dhe eksperiencën e shoferit, vitin e prodhimit të automjetit, fuqinë motorike.

Sistemi do i seleksionojë drejtuesit e mjeteve që janë problematikë dhe kategorinë më të madhe, që i zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Në sistemin ‘bonus malus’ futen ato kundërvajtje që janë bërë burim i shkeljeve. Nëse kemi një aksident me dëme të vogla materiale penaliteti do të jetë më i vogël dhe për dëme të konsiderueshme penalizimi do të jetë më i madh. Kjo TPL ka një afat 1-vjeçar,” tregon eksperti i sigurisë rrugore.

Rregullorja e re nuk parashikon dëmet e shkaktuara para vitit 2021, kohë në të cilin u miratua ky ligj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Panorama e hyrjes së Shkodrës  – Pas aksionit për shembjen e objekteve nga IKMT, horizonti i fushëpamjes është zgjeruar

Në territorin ku është zhvilluar aksioni kanë mbetur inertet nga shembja e objekteve.  Ato zënë…

2 days ago

Silvinjo: Nisim një vit të rëndësishëm, ëndërrojmë të shkojmë në Botëror

Pas publikimit të listës së Kombëtares, me emrat e grumbulluar për dy sfidat ndaj Anglisë…

2 days ago

Koncert me muzikë e poezi – Eni Haxholli dhe Erlind Hoxha sollën tingujt e flautit dhe kitarës për publikun

Salla e Koncerteve në Shkollën Artistike “Prenkë Jakova” çeli dyert për koncertin e Grand Duo-s…

2 days ago

Saipani, territor amerikan, ku nënat kineze shkojnë sa për të lindur

I ashtuquajturi turizmi i lindjeve nuk po ndodh vetëm brenda Shteteve të Bashkuara. Nënat shtatzëna…

2 days ago

Autorët shqiptarë marrin çmimin e ekselencës në Itali

Shkrimtari dhe krijuesi lezhjan Ndue Dragusha është vlerësuar në Itali me çmimin special ndërkombëtar të…

2 days ago

Denaj: 1909 teste të akredituara në laboratorët e sigurisë ushqimore, nga 6 në 2013-n

Sot, në Ditën Botërore të Konsumatorit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural riafirmon angazhimin e…

2 days ago

This website uses cookies.