Sjelljet e gabuara të tifozëve “pasurojnë” FSHF-në

fshf disiplina komisioni
Komisioni i Etikës e Disiplinës në FSHF motivohet gjithnjë e më tepër me gjoba për klubet e Kategorisë së Parë e dënime individuale. Në vendimin e fundit, klube si Luzi,Lushnja apo AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve është dënuar me shumë monetare. Luzi është gjobitur në masën 100 mijë lek, ndërsa dy ekipet e tjera me 50 mijë lek.
Komisioni i Disiplinës nuk është ndalur me kaq, sepse është marrë edhe me zyrtarët e klubeve. Nertil Ferraj për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes është dënuar me katër ndeshje, zyrtari i Flamurtarit Bekim Kuli me dy ndeshje, ndërsa futbollisti i Flamurtarit Marko Kriviçiç, për sjellje të dhunshme ndaj kundërshtarit është dënuar me tre ndeshje pezullim.