Categories: LajmeEkonomi

S’ka kufij për punëtorët në Ballkan – Nga 1 marsi shqiptarët, maqedonasit e serbët, pa kushte shtesë

Qytetarët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë që nga 1 marsi do të mund të punojnë pa kushte shtesë duke iu njohur e drejta e punësimit në të tre vendet. Kjo pasi tre qeveritë kanë firmosur marrëveshjen që mundëson lëvizjen e lirë të punëtorëve.

 Pedagogu Erion Muça e ka vlerësuar pozitiv këtë vendim.

Vendimi është pozitiv, është bërja e të gjitha procedurave dhe burokaracive që kanë të bëjnë me aspektin ligjor apo ato që lidhen me kalimin kufitar apo centralizimi në një bazë të vetme të dhënash për aplikmin për punë në këto vende është një mundësi shumë e mirë që mund ta bëjë të thjesht sinkronizim që këto tre vende bëjnë mes njera tjetrës”, tha Muça

Aksesi i lirë në tregun e punës mes tre vendeve shihet nga Muça edhe si një rritje e potencialit për të tërhequr më shumë investitorë të huaj.

“Si vende të ndara ka qenë shumë e vështirë që ne të bënim një masë kritike njerëzish e cila do ishte në funksion jo vetëm si konsumatorë, por edhe si burime njerëzore sipas nevojave që ata mund të ketë për profesionistë vendas në funksion të shërbimeve“, tha Muça.

Kjo marreveshje shihet edhe si një alternativë për të kapërcyer problemin e mungesës së fuqisë punëtore dhe për krijimin e një tregu pune me afersisht 11 milionë banorë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Juve-Milan, Thiago Motta: Do të kërkojmë fitoren që në minutën e parë

Hakmarrje për humbjen në Superkupë, fitore për të harruar barazimet e shumta që kanë goditur…

50 seconds ago

Temperaturat ekstreme, inaugurimi i Trump zhvendoset në ambiente të mbyllura

Për shkak të motit të acartë dhe temperaturave shumë të ulëta në Washington, D.C., Presidenti…

5 minutes ago

Deklarimi i DIVA-s, pragu u ul në 1,2 milionë lekë në vit, afati i fundit 31 marsi

Ndryshimet në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” përcaktojnë detyrimin që çdo individ që ka…

10 minutes ago

Hasani takohet me Zelensky: Riafirmojmë angazhimin tonë për një partneritet të qëndrueshëm

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani zhvilloi një takim të shtunën (18 janar) me Presidentin e…

11 minutes ago

Përplasja me armë në Kallmet, dënohet me 6.6 vite burg ish-kreu i Njësisë Administrative

Gjykata e Lezhës ka shpallur dënimet për përplasjen me armë të ndodhur në prill të…

13 minutes ago

Dajçi konkurron me pemët dekorative, sipërmarrësi: Eksperiencën e mora në Itali

Dajçi në Bashkinë e Shkodrës, njihet si një zonë e cila e ka shumë të…

16 minutes ago

This website uses cookies.