“S’ka mbetur asgjë”, palestinezët largohen në jugun e Gazës: Kemi jetuar ditë të tmerrshme

9b423bc353dd4ec997c81fd0376fe9f9

9b423bc353dd4ec997c81fd0376fe9f9

Palestinezët që u larguan për në jug të Gazës përmes korridorit të evakuimit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) përshkruan një realitet tragjik në qytetin e Gazës, me sulme të vazhdueshme ajrore dhe pa ujë.

Një vajzë adoleshente tha se ndihej si “Nakba” ose katastrofa e vitit 2023 – termi arab për dëbimin e palestinezëve nga qytetet e tyre gjatë themelimit të Izraelit.

Një burrë që nuk pranoi të identifikohej i tha një gazetari të CNN-it në Gazën jugore se ai dhe fqinjët e tij kishin jetuar “ditë të tmerrshme”.

Ai tha se ata kishin lënë shtëpinë e tyre në veri të Gazës dhe ishin zhvendosur disa herë, por ishte e pamundur t’u shpëtonin sulmeve ajrore.

Kjo luftë nuk la asgjë të sigurt – as kishat, as xhamitë, asgjë. Sot, ata hodhën fletëpalosje që na urdhëronte të largoheshim në zonën që pretendohet si e sigurt. Tani jemi përtej kësaj zone të Wadi të Gazës dhe ende po dëgjojmë bombardime. Nuk ka vend të sigurt në Gaza”, shprehet ai.

Ne jemi shtatë familje. Të gjitha shtëpitë tona janë zhdukur. Nuk ka mbetur asgjë. Nuk mund të merrnim asgjë – as rroba, as ujë, asgjë. Rruga deri këtu ishte shumë e vështirë. Nëse diçka bie, nuk ju lejohet ta merrni atë. S’na lejohet të ndalojmë. Kudo ka kufoma

Gazetari tha se fluksi i njerëzve në rrugën Salah Al-Deen që po largoheshin nga Gaza veriore ishte shumë më i madh të mërkurën sesa të martën.

OKB vlerëson se të martën, deri në 15 mijë njerëz mund të kenë kaluar përmes korridorit. IDF të mërkurën zgjati armëpushimin prej katër-orësh me një orë, për shkak të numrit të madh të njerëzve që po largoheshin nga jugu.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.