“S’ka vend për panik nga virusi kinez”, shefja e ISHP: Është si gripi i zakonshëm

Eugena Tomini, drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP)

Në vend bashkëqarkullojnë një grup virusesh respiratore, që janë tipike të stinës së dimrit.

Mjekët theksojnë se nuk kemi të bëjmë me një situatë të papritur dhe se virusi aktual, HMPV, që prek rrugët e frymëmarrjes, ka qarkulluar edhe më herët.

Eugena Tomini, drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) tregon për mostrat e analizuara deri më tani.

Për sa i përket virusit të ri, metapneumovirusit human (HMPV), sigurisht që nuk është një virus i ri. Është konfirmuar edhe më herët në Shqipëri. Karakteristikë e këtij virusi është që jep bronkiolite te fëmijët dhe te mosha e tretë. Në ISHP nuk kemi asnjë rast të dyshuar aktualisht me metapneumovirusin human,” tregon Dr. Tomini.

Tomini thotë se nuk ekziston një vaksinë për këtë lloj virusi, ndërsa jep rekomandimin se kur duhet të shkojmë tek mjeku.

Mbas 3–4 ditësh, nëse i mbivendosen klinikës me shenja fillestare edhe shenja të tjera më të rënda duhet patjetër kontakti me mjekun e familjes dhe duhet pasur kujdes në trajtim, sepse çdo virozë, sado e lehtë në dukje, nëse komplikohet, sjell humbje jete,” shpjegon znj. Tomini.

Ky është sezoni i dytë dimëror që Kina është e hapur, ndaj për specialistët e fushës kjo gjë sqaron gjithë situatën e përhapjes atje.

Situata epidemiologjike, klinike e sistemit shëndetësor në Kinë është një përballje me një komunitet shumë herë më të madh. Bashkëqarkullimi në këto momente i gripit, kovidit dhe metapneumovirusit human në Kinës sigurisht që sjell një përballje trefishe me sistemin shëndetësor,” thotë drejtoresha e ISHP-së.

Sipas rasteve të shfaqura kohë më parë, gjasat janë që ky virus të zgjasë edhe për disa javë të tjera dhe pavarësisht këshillave, duhet të ketë një kujdes të shtuar për sa i takon kushteve higjieno-sanitare.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.