Skandali i barnave të skaduara, medikamentet mjekësore hidhen pranë brigjeve të lumit Kir

Një rast aspak i pazakontë është prezent prej një jave pranë vendit ku prehen Dëshmorët e Atdheut në afërsi të brigjeve të lumit Kir. Medikamente të ndryshme të skaduara janë hedhur në të gjithë zonën, të cilat janë përhapur gjithandej, duke përfunduar një pjesë në shtratin e lumit Kir.

Kutitë me medikamente mjekësore shënojnë datën e skadencës në vitin 2021 dhe 2022, ndërsa origjina e kompanisë farmaceutikë është Sukth në Durrës. Nuk dihet ende se si këto medikamente kanë mbërritur deri në këtë zonë, por kjo mbetet për tu hetuar nga organet ligjzbatuese . Për këtë rast është vënë në dijeni edhe administratori i njësisë administrative Rrethina i cili ka dërguar shkresë instancave përkatëse.Ligji e parashikon qartë se medikamentet e skaduara duhet të asgjësohen në disa forma ose duke u groposur apo të digjen në mënyrë të kontrolluar. Kjo shpërndarje e këtyre mbetjeve është e rrezikshme në ndotjen e ambjentit. Shpresojmë që pas kësaj kronike institucionet përgjegjëse të vihën në lëvizje për të hetuar rastin në fjalë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.