Skandali i ‘Onkologjikut’, ministrja Koçiu jep sot ‘llogari’ në Kuvend! Opozita me dy kërkesa për interpelancë

Seanca e sotme plenare pritet të zhvillohet me debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës pas skandalit të Onkologjikut ku mjekët zhvatnin pacientët me tumor dhe i orientonin në klinikat private. Ministrja e Shëndetësisë do të japë sot ‘llogari’ para deputetëve të opozitës, të cilët janë drejtuar me dy kërkesa për interpelancë, një e grupit të PD dhe një tjetër kërkesë nga deputeti  Arbi Agalliu i grupit Basha.

Po ashtu, në Kuvend do mbahet edhe raundi i dytë i votimit për plotësimin e vakancave në KLGJ dhe KLP. Dy kandidatët e dërguar nga Komisioni i Ligjeve në Kuvend për KLGJ janë Erind Mërkuri dhe Albens Tabaku, ndërsa për KLP janë Artan Reci dhe Bedar Bajri. Nëse opozita dhe mazhoranca nuk gjejnë konsensusin për të miratuar vakancat me 84 vota, procesi ripërsëritet me raundin e tretë.

Në rendin e ditës është parashikuar edhe raportimi për veprimtarinë e vitit 2023 të disa institucioneve, si KQZ, AMF, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

3 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

4 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

4 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

4 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

4 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

4 hours ago

This website uses cookies.