Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka kallëzuar në SPAK atë të cilën e konsideron si skandalin e Onkologjikut.
Në një deklaratë për media, Vokshi deklaron se përpos skandalit të bërë publik në muajin qershor ku disa mjekë e administratorë nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror por i orientonin pacientët në klinika private, te Onkologjiku vijojnë mungesat në medikamente, e mosfunksionimi i aparaturave dhe pajisjeve të trajtimit.
Vokshi ka dorëzuar në SPAK kallëzim për “shpërdorim detyre”, “vrasje me dashje”, vrasje me dashje në lidhje me një krim tjetër”, “neglizhenca në trajtim mjekësor”, “materialet bërthamore dhe substancat radioaktive të rrezikshme” ndaj kryeministrit Edi Rama, ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj, ish-ministres së shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ministre e shëndetësisë Albana Koçiu, ish-drejtor i QSUNT Enkel Joti.
“Nuk ka skandal më të madh se të ndërhyhet në sistem online të farmacisë, të heqësh datën e skadencës dhe ilaçet e skaduara ti kalosh në pavionin e fëmijëve!!! Kryeministri Rama heshti, Ministrja Koçiu heshti. QSUT mashtroi! Vazhdojnë mungesat në disa medikamente, në disa kura. Vijon mosfunksionimi i aparaturave dhe pajisjeve të trajtimit. Dje kanë mbërritur denoncime të tjera pranë Partisë Demokratike për mosfunksionimin e aparaturave, ose dera e aparaturës nuk punon ose aparatura nuk funksionon. Në vend që të bëhen 5 herë në javë terapi, pacientëve ju mundësohet vetëm dy herë në javë, ose një herë në javë, ose asnjë herë.
Këto janë krime!!! Që mbeten të pandëshkuara!!
PD jo vetëm e ka denoncuar, deputetët e PD kanë kërkuar interpelanca, dëgjesa në komision, por personalisht kam kallëzuar penalisht në SPAK çdo person që ka shpërdoruar detyrë, ka vjedhur, apo nuk ka reaguar ndaj situatës”, tha Vokshi.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…
Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…
"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…
Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…
Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…
This website uses cookies.