Skandali në Onkologjik, mjekja Alketa Pere: S’kam çuar asnjë pacient te privati! Ju gazetarët mi nxirrni bukur fotot!

Mjekët e përfshirë në skandalin e zbuluar në spitalin Onkologjik, do të dalin sot para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, ndërsa mjekja Alketa Pere mohon akuzat që rendojnë ndaj saj. Në një prononcim për mediat para Gjykatës, ajo u shpreh se nuk kishte dërguar pacientë në spital privat, ndryshe nga sa ka rezultuar nga hetimet e prokurorisë.

Ajo pranoi se në spitalin Onkologjik duhet bërë një ndryshim rrënjësor, por nuk iu përgjigj gazetarëve kur u pyet nëse ajo e kishte ngritur zërin dhe kishte kërkuar të bëheshin këto ndryshime.

Një vërejtje mjekja e kishte edhe për gazetarët, të cilëve u kërkoi që t’ia nxirrnin “bukur fotot” në lajmet e publikuara për të në media.

Mi nxirrni çik bukur se mi keni shtrembëruar fotot. Kurrë në jetën time nuk kam çuar pacientë në privatë. Kurrë në jetën time nuk e kam bërë. Pacienti me kancer duhet të trajtohet në spitalin Onkologjik. Duhet të hetohen të gjithë spitalet private për aktivitetin që bëjnë. Duhet një ndryshim rrënjësor në Onkologjik. Unë do prononcohem mbrapa, unë jam krejt e pafajshme. Nuk punoj në asnjë klinikë private. Më keni mërzitur ju gazetarët se më keni shtrembëruar fotot. Duhet të ndryshojë struktura e spitalit, pajisjet. Në spitalin tonë nuk ka shkelje, mund të jetë dikush që i trajton në spitale private, por duhet të sqarohen mirë gjërat se kush i ka drejtuar pacientët drejt spitalit privat”, u shpreh ajo.  

Skandali në spitalin e Onkologjikut u zbulua nga Prokuroria e Tiranës pas denoncimit të një familjari. Prokuroria ka zbuluar se pacientëve që ishin të sëmurë me tumor këta mjekë nuk i jepnin shërbimin, por i orientonin që të shkonin te klinika private “Megis” në pronësi të mjekut Edmond Gashi.

Konkretisht, nën hetim janë: mjeku Edmond Gashi me masë sigurie “Arrest shtëpie”, Alketa Ymeri (Pere) mjeke me masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”, Emiljano Lela – Koordinator pranë Spitalit Onkologjik me masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”, Brikena Qirjazi, Zv/Drejtoreshe ne QSUNT me masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”, Drilona Kishta nën masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”, Florian Marku, administrator i Flori Farma dhe Halil Gashi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.