6834cdbb266641af92ea8a2de2edcfb6
Një skelet dinozauri i llojit Camptosaurus i njohur si Barry, do të dalë në shitje në Paris muajin e ardhshëm.
Dinozauri, i cili daton nga periudha e vonë “Jurassic” rreth 150 milionë vjet më parë, u zbulua për herë të parë në Wyoming në vitet 1990. Fillimisht u restaurua në vitin 2000 nga paleontologu Barry James, nga i cili mori emrin.
Laboratori italian Zoic, i cili bleu Barry vitin e kaluar, ka bërë punë të mëtejshme restauruese në skeletin e dinosaurit, i cili është 5 metra i gjatë.
“Është një ekzemplar jashtëzakonisht i ruajtur, i cili është mjaft i rrallë. Për të marrë shembullin e kafkës së tij, kafka është e plotë në 90% dhe pjesa tjetër e dinosaurit (skeleti) është e plotë në 80%.”, tha Alexandre Giquello, nga shtëpia e ankandeve në Paris Drouot, ku do të bëhet shitja.
Skeleti, i cili do të shfaqet për publikun në mes të tetorit, pritet të arrijë deri në 1.2 milionë euro kur të dalë në shitje më 20 tetor./CNN/
Shqipëria është bashkorganizatore e panairit më të madh të turizmit në botë, ITB, i cili…
Diego Simeone është gati të përballet me një tjetër derbi të Ligës së Kampionëve. "Është…
Carlo Ancelotti i ka të qarta idetë në prag të derbit me Atleticon e vlefshme…
Liga e Kampioneve, faza e 16-shes, në rrugën e Arsenalit është PSV Eindhoven, që ka…
Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të luajë të premten ndeshjen e radhës kualifikuese të Kampionatit…
Në vigjilje të ndeshjes mes Bajernit të Mynihut dhe Bajer Leverkusen, Granit Xhaka i ka…
This website uses cookies.