Skema dhe formacioni/ Silvinjo zgjedh 4-3-3, Asllanin e zëvendëson Seferi
Silvinjo do të ndryshojë skemë dhe disa lojtarë për ndeshjen me Ukrainën. Në ndeshjen me Ukrainën, e cila do të luhet në në “Air Albania” në orën 20:45, trajneri brazilian duket se do të ndryshojë rreshtimin në fushë të futbollistëve.
Kuqezinjtë do të luajnë me formacionin 4-3-3. Në portë nis nga minuta e parë Strakosha, i cili do të ketë përpara linjën me katër mbrojtës të formuar nga Balliu, Ismajli, Ajeti dhe Mitaj. Për të mbrojtur këtë repart do të mendojnë Asllani, Ramadani dhe Laçi, i cili do të ketë edhe detyra sulmuese.
Sa i përket ofensivës Silvinjo pritet që të bëjë edhe ndryshimet më të mëdha pasi në vend të Asanit të dëmtuar do të luajë Seferi, i cili së bashku me Ramadanin do të mbështesin sulmuesin e vetëm, Daku.
Shqipëria 4-3-3: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj; Ramadani, Asllani, Laçi; Seferi, Bajrami, Daku