Lajme

Skema dhe formacioni/ Silvinjo zgjedh 4-3-3, Asllanin e zëvendëson Seferi

Silvinjo do të ndryshojë skemë dhe disa lojtarë për ndeshjen me Ukrainën. Në ndeshjen me Ukrainën, e cila do të luhet në  në “Air Albania” në orën 20:45, trajneri brazilian duket se do të ndryshojë rreshtimin në fushë të futbollistëve.

Kuqezinjtë do të luajnë me formacionin 4-3-3. Në portë nis nga minuta e parë Strakosha, i cili do të ketë përpara linjën me katër mbrojtës të formuar nga Balliu, Ismajli, Ajeti dhe Mitaj. Për të mbrojtur këtë repart do të mendojnë Asllani, Ramadani dhe Laçi, i cili do të ketë edhe detyra sulmuese.

Sa i përket ofensivës Silvinjo pritet që të bëjë edhe ndryshimet më të mëdha pasi në vend të Asanit të dëmtuar do të luajë Seferi, i cili së bashku me Ramadanin do të mbështesin sulmuesin e vetëm, Daku.

Shqipëria 4-3-3: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj; Ramadani, Asllani, Laçi; Seferi, Bajrami, Daku

RTSH Shkodra

Recent Posts

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

6 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

6 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

6 hours ago

Gjendet i vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar në Guci të Re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…

6 hours ago

Drejt përfundimit dy rrugë në rrethina – Ishin lënë në harresë prej dekadash, plotësohet kërkesa e komunitetit

Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…

8 hours ago

Bashkia: Busti i Lekë Dukagjinit do vendoset  – Pritet miratimi nga Këshilli Bashkiak i rregullores mbi vendosjen e busteve dhe monumenteve

Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…

8 hours ago

This website uses cookies.