Skema e granteve për të rinjtë / Bashkia Shkodër mbështet projekt-idetë në fushën e turizmit dhe bimëve dekoratike
Morena Grimaj dhe Enrik Shllaku janë përfitues të drejtpërdrejtë të skemës së granteve për të rinjtë, mbështetur nga Bashkia Shkodër.
Projekt- idetë e tyre në fushën e turizmit dhe atë të kultivimit të bimëve dekorative u vlerësuan nga një komision i përbërë nga përfaqësues të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Bashkisë Shkodër dhe Dhomës së Tregtisë.
Përmes kësaj mbështetjeje financiare, Bashkia Shkodër synon të përkrahë të rinjtë e qytetit me plane të qëndrueshme biznesi, të cilët shfaqin aftësi për të mbijetuar në një treg konkurrues, përmes ideve në fushat e inovacionit, qasjes miqësore me mjedisin, turizmit dhe artizanatit.