Lajme

Skema e re e faturimit të energjisë, Balluku: Rekrutojmë 120 punonjës të rinj

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, administratori i OSHEE-së Enea Karakaçi dhe administratori i OSSH-së Blendian Dalipi zhvilluan një takim me punonjësit e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, duke diskutuar mbi masat e marra dhe detyrat që dalin nga skema e re e faturimit të energjisë elektrike.

Gjatë këtij takimi, Balluku theksoi rëndësinë e integritetit dhe sakrificës së lexuesve të terrenit të matësve të energjisë për të realizuar detyrat, ndërsa njoftoi se ekipi i OSHEE-së, i përbërë nga 870 punonjës, do të përforcohet me 120 të rinj, për t’u dhënë mbështetje gjatë periudhës së zbatimit të çmimit të ri të energjisë.

“Jeni një trupë 870 punonjës që do ju shtohen dhe 120 punonjës të rinj për t’ju dhënë një ndihmë pasi duke filluar nga 1 shkurti OSHEE do aplikojë një çmim të ri 10.5 % më të ulët për të gjithë abonentë familjarë ose 95 % të gjithë abonentëve. Do jetë një matje 30 ditore dhe nuk duhet të ketë vonesa që të mos kalohet konsumi prej 700 kWh. Për këtë janë marrë një sërë masash deri në zgjidhjen përfundimtare me vendosjen e matësve inteligjentë”, tha Balluku.

Nga 1 shkurti, OSHEE do të zbatojë një çmim më të ulët prej 10.5% për 95% të abonentëve që janë familjarë, ndërsa periudha e matjes do të jetë 30 ditore dhe nuk do të lejohet vonesë në leximin e matësve për të shmangur tejkalimin e konsumit prej 700 kWh. Ky proces është pjesë e një planifikimi më të gjerë që synon dixhitalizimin dhe instalimin e matësve inteligjentë për të përmirësuar shërbimin dhe për të ulur humbjet.

Çmimi do të ulet me 1 lek, duke kaluar nga 9.5 lekë në 8.5 lekë për kilovat-orë. Ky çmim i ri do të jetë i vlefshëm për konsumin deri në 700 kilovat. Mbi këtë kufi, çmimi do të mbetet 9.5 lekë për kilovat-orë.

Për rekrutimin e punonjësve të rinj, OSHEE ka parashikuar një fazë aplikimi më 5 shkurt, ku kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat për një diplomë të shkollës së mesme dhe një dëshmi të pastër penaliteti. Po ashtu, ata do të kalojnë një testim me shkrim dhe gojë për të verifikuar aftësitë e tyre profesionale.

“Kemi një plan masash për leximin e saktë të matësve deri në marrjen e masave përfundimtare për dixhitalizimin dhe instalimin e tyre. Ky është një hap i rëndësishëm që të ecim me ritme të shpjeta, të ulim humbjet dhe të rrisim një shërbim më cilësor për qytetarët”, tha administratori i OSHEE-së Enea Karakaçi.

Ky angazhim është pjesë e një strategjie të gjerë për të përmirësuar shërbimin e energjisë elektrike dhe për të siguruar një matje të saktë dhe transparente të konsumit të energjisë për të gjithë qytetarët.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

3 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

3 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

3 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

3 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

3 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

3 hours ago

This website uses cookies.