Categories: LajmeSociale

Skema Kombëtare e Bujqësisë 2024, Denaj: Jo më rimbursim me naftë, përfitimi kalon në llogari. Hiqet tavani i tufave

Aplikimet e fermerëve për Skemën Kombëtare të mbështetjes së Bujqësisë për 2024 do të nisin më 27 mars 2024, ku për herë të parë këtë vit do të financohet me 50 % mbi tavanet e çdo mase mbështetëse, një risi kjo që do të rrisë përfitimin për çdo aplikues.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj sqaroi se ky tavan është hequr në mënyrë që të nxitet rritja e tufës nga blegtorët dhe fermerët. 

“Është hequr tavani dhe masa do të vijojë të përfitohet, por do të jetë 50 % e saj shume që ishte për tavanin, kjo behët si politikë për të nxitur rritjen e tufës. Buxheti këtë vit është 55 milionë dhe do të shpërndahet te mbi 70 mijë fermerë. Sa më shumë fermerë së bashku edhe më i madh do bëhet buxheti”, tha Danaj.

Gjithashtu një tjetër ndrysim në Skemën Kombëtare të mbështetjes së Bujqësisë për 2024 është edhe rimbursimi i naftës, ku Denaj tha se kjo nuk do të bëhet më me naftë, por do të llogaritet përfitimi dhe do të kalojë në llogaritë e fermerëve.

“Nuk do punojmë më me Skemen e naftës me naftë, por do e punojmë me llogari  ku të gjithë përfituesit do të bëhet përllogaritja dhe do e marrin këtë vlerë në llogarinë e tyre. Po flasim me bankat për hapjen e llogarive bankare të fermerëve me kosto të reduktuar”, u shpreh ministrja.

Ministrja bëri thirrje që fermerët dhe blegtorët të bashkohen së bashku në një operator në mënyrë që të përfitojnë mbështetjen e plotë nga Skema Kombëtare e Bujqësisë, por dhe të gjejnë tregjet për shitjen e  produkteve të duket duke marrë përfitimet direkt në dorë.

Nga Tregu i ri Agroushqimor i Farkës, Denaj tha se bashkimi i disa ekonomive të vogla fermerësh në një pikë grumbullimi do të rrisë prodhimin dhe ulë kostot, por gjithashtu do të rrisë edhe cilësinë e produktit dhe zbatimin e protokolleve të caktuara për prodhimin e kulturave bujqësore dhe blegtorale.

“Në një zonë të caktuar aty ku potenciali është për t’u bashkuar është një bashkim interesash dhe jo pronash. Disa blegtorë dhe fermerë të bëhen bashkë për të firmosur një marrëveshje interesi dhe të shkojnë në qendra rajonale të interesit që të bëjnë të mundur shitjen e produktit dhe marrjen e para mbrapsht në kohë reale. Ne nuk mund të garantojmë një cilësi produkti duke qenë vetëm dhe të vegjël. Duhet të ndjekim protokollet për të gjithë njësoj dhe vetëm po u bashkuam ne ulim kostot dhe arrijmë te tregjet. Të parët që do të përfitojnë nga skema me masën e plotë do të jenë fermerët dhe blegtorët e bashkuar duke marrë maksimumin e përfitimit nga skema, ndërsa pjesa tjetër do t’u shpërndahet të tjerëve. Të gjithë do marrin por më shumë marrin ata që janë të bashkuar për të garantuar cilësinë e produktit dhe ndjekjen e protokolleve”, tha Denaj.

Ministrja gjithashtu beri me dije se tashme po finalizohet nisma edhe per lehtesimin e dhenies se lejeve te ndertimit ne zonat rurale, cka do ndikoje ne zhvillimin e tyre.

Edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u bëri thirrje fermerëve dhe blegtorëve të aplikojnë për të përfituar nga skema kombëtare për mbështetjen. Veliaj siguroi se të gjitha institucionet do të jenë krah tyre për t’i ndihmuar në procesin e aplikimit.

“Ftesa për të gjithë miqtë tanë fermerë dhe familjet është: duhet të sigurohemi që t’i shpenzojmë këto para, ndaj na duhet një mobilizim jo vetëm nga fermerët, por shoh disa nga administratorët tanë këtu, që mund të na ndihmojnë dhe të punojmë për këtë mision. Pra, jo vetëm ai që realisht punon me tokën, me bletët, me baxhon, me stallën, por të gjithë duhet të shkojmë në katund për t’u siguruar që këto para shkojnë në vendin e duhur”, tha Veliaj.

Gjatë bashkëbisedimit, kreu i Bashkisë ftoi bizneset, por edhe qytetarët, që të blejnë produkte lokale, të cilat ofrojnë jo vetëm cilësi, por ndihmojnë në këtë mënyrë edhe ekonominë vendase.  

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

20 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

20 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

20 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

21 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

21 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

21 hours ago

This website uses cookies.