Skema Kombëtare e Investimeve në bujqësi – Interes nga fermerët e Shkodrës për të aplikuar

Aplikimet për skemën kombëtare të investimeve në bujqësi nga fermerët e Shkodrës po vijon, ku edhe interesi i tyre duket i lartë, bejnë të ditur drejtuesit e Drejtorisë së Bujqësisë Shkodër.
Skema Kombëtare të Investimeve ofron mbështetje në 5 sektorë
për serrat e reja diellore, instalimin e rrjetave antibreshër, stalla të reja, mekanizimin e bujqësisë dhe rrjeta e kosha për akuakulturë .
Aplikimi ka nisur që nga mesi i muajit tetor e do të vijojë deri me datën 8 nëntor.
Kjo mbështetje pritet të ndihmojë fermerët në aktivitetin e tyre .