Categories: Lajme

Skema Kombëtare e Mbështetjes 2023, përfitojnë 12 mijë blegtorë 12 mijë blegto…

Skema Kombëtare e Mbështetjes 2023, përfitojnë 12 mijë blegtorë

12 mijë blegtorë shqiptarë do të përfitojnë nga skema kombëtare e mbështetjes për vitin 2023.

Ministrja e Bujqësisë dhe UShqimit Frida Krifca, vizitoi një stan malor në Malin e Çajupit, në Libohovë.

Ky stan u mbështet nga qeveria, me instalimin e paneleve diellore për energji si dhe vendosjen e një rezervuari ftohës, i cili garanton ruajtjen e qumështit deri tek pikat e grumbullimit.

“Kemi zgjedhur disa stane të tillë për t’i mundësuar infrastrukturën energjitike që i mungonte duke instaluar panele fotovoltaikë, inverter si dhe infrastrukturë ruajtëse me tanker ftohës çka i mundëson këtij stani por dhe disa blegtorëve përreth që ta grumbullojnë e ta ruajnë qumështin në tankerin ftohës që merr energji nga panelet” tha ministrja.

Zonja Krifca u shpreh se fokusi i mbështetjes qeveritare është zhvillimi i një blegtorie të qëndrueshme, edhe përmes aktiviteteve të tjera që nxisin agroturizmin.

“Më tej do të punojmë për mbështetjen në përpunimin e qumështit dhe certifikimin e produktit drejt e nga stani. Këtë model po punojmë ta shtrijmë me Institutin Francez të Blegtorisë edhe në zona të tjera duke mbështetur zhvillimin e mëtejshëm të blegtorisë së imët e të qëndrueshme, duke adresuar problematikat e vërteta të këtyre sistemeve të prodhimit e duke ruajtuar këtë trashëgimi e pasuri të kombit tonë” tha zonja Krifca.

Qeveria shqiptare mbështet në këtë nismë bashkë me Institutin Francez për Blegtorinë, duke synuar që kjo të shtrihet edhe në zona të tjera të vendit.

Disa staneve do t’u mundësohet infrastruktura energjitike me vendosjen e paneleve diellore, por edhe paisjeve për përpunimin e qumështit.

Burimi

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ambasadori Gonzato takohet me Sejkon, vlerëson anëtarësimin në SEPA

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…

7 hours ago

Shqipëria denoncon pasivizimin në Medvegjë: Serbia po shkel të drejtat e njeriut dhe pakicave

Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…

7 hours ago

Rikthehen në liri 4 efektivët e “Shqiponja” – Gjykata e Shkodrës zbut masën e sigurisë pas arrestimit të tyre me 20 nëntor

Katër efektivë të “Shqiponjave”,  në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…

7 hours ago

Rreth 20% e nxënësve raportojnë se bullizohen – Kadija: Studimi ishte i nevojshëm për parandalimin e situatave të mëtejshme

Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…

7 hours ago

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike – Rektori Gjuraj: Në planet tona për t’u hapur edhe në Shkodër

Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…

7 hours ago

“Dita e Alfabetit” përkujtohet nga myftiu Sytari – Imam Muhamed Sytari flet për situatën e rëndë sociale në vend

Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari.  Gjatë hytbes…

7 hours ago

This website uses cookies.