Skemat e subvencioneve, Shimaj: Risi aplikimi në grup i fermerëve dhe para për naftën
Mëngjesin e datës 27 mars, në të gjithë vendin hapen skemat e përfitimit të subvensioneve. Specialistët e bujqësisë në Shkodër tregojnë se krahas 8 skemave të përfitimit këtë vit risi është aplikimi në grup i fermerëve.
Skema më e rëndësishme për fermerët e Qarkut Shkodër është ajo e naftës pa akcizë, këtë vit nuk do të ketë talona nafte, por para në llogaritë e tyre.
Shimaj ka apeluar drejt fermerëve që të jenë të kujdesshëm në plotësimin e kritereve.
Vitet e shkuara kriteri i cili ka penalizuar më së shumti fermerët ka qënë mungesa e letrave të pronësisë. Skemat hapen me datën 27 mars dhe mbyllen me 19 prill.