Skemat për shlyerjen e detyrimeve të papaguara, OSHEE: Përfitojnë 1628 abonentë

OSHEE bëri të ditur të hënën se 1628 abonentë kanë përfituar nga skemat për shlyerjen e detyrimeve të papaguara. Skemat e aktmarrëveshjeve për shlyerjen e detyrimeve të papaguara ndaj OSHEE, të cilat kanë nisur zbatimin prej datës 3 prill, sipas njoftimit për shtyp, janë mirëpritur nga qytetarët që duan të paguajnë me këste lehtësuese mujore.

Deri në datën 25 maj, përfitues të këtyre skemave janë 1628 klientë, prej të cilëve, 795 klientë familjarë kanë paguar me një këst të vetëm detyrimin e prapambetur deri në 31 dhjetor 2022.

“OSHEE fton qytetarët të bëhen pjesë e skemave të aktmarrëveshjeve duke përfituar reduktim të kamatëvonesave, nëse shlyejnë detyrimet me një këst të vetëm.”, thuhet në njoftim.

Klientët jo familjarë, buxhetorë dhe jo buxhetorë përfitojnë reduktim të kamatëvonesës në masën 50%, në rast të shlyerjes së gjithë detyrimit përnjëherësh.

Ndërsa kategoria klientë jo familjarë – biznes i vogël përfitojnë reduktim të kamatëvonesës në masën 100%, në rast të shlyerjes së gjithë detyrimit përnjëherësh.

Në skemat e aktmarrëveshjeve që do të zbatohen gjatë këtij viti, do të përfshihen gjithashtu edhe detyrimet e papaguara nga faturat; dëm ekonomik, fatura sistemuese, fatura testim matësi, fatura korrektive që i përkasin vitit 2023 e në vijim.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.