Skenarët, Shqipëria kualifikohet nëse…

shqipe poloni

shqipe poloni

Shqipëria është në tre “kthesat” e fundit larg finishit, i cili e dërgon në “Euro 2024”. Për të rrealizuar këtë pjesë të garës kuqezinjve u mbeten ende tri takime decisive prej të cilave varet gjithça.

Ashtu siç ndodh shpesh në të tilla raste llogaritë për kualifikimin kanë nisur dhe më poshtë do të njiheni me disa prej skenarëve, të cilët mund të përjetojmë në javët në vazhdim. Skenarë këto që nuk do të kishin kuptim nëse prej 3 ndeshjeve të mbetura koleksionojmë 6, 7 apo 9 pikë. Në këtë rast kualifikimi është në “kasafortë” së bashku me vendin e parë.

Për të mos i lënë asnjë gjë rastësisë, përfaqësueses i duhen minimalisht të paktën 5 pikë për t’u kualifikuar. Shqipëria përballet me Çekinë në shtëpi dhe më pas do të udhëtojë drejt Moldavisë në muajin nëntor e pas tri ditësh do të presë Ishujt Faroe. Dy barazime dhe një fitore do t’u mjaftojnë kuqezinjve për t’u kualifikuar në “Euro 2024” me 15 pikë. Edhe nëse Polonia do të fitonte të tria ndeshjet e saj përsëri do të ishte ekipi i Silvinjos ai që do të kualifikohej për në Gjermani pasi ka avantazhin e golaverazhit në duelet direkte.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.