Skenari, Barcelona pretendon një “biletë” për në Botërorin e Klubeve

Barcelona pretendon

Barcelona nuk do të luajë në Kupën e Botës për Klube 2025, e cila fillon këtë verë në Shtetet e Bashkuara. Skuadrat që do të përfaqësojnë Spanjën në SHBA janë Atletico dhe Real Madrid, por, pas përjashtimit të Club Leon, ka mbetur një vend vakant: për momentin dimë 31 nga 32 ekipet e kualifikuara.

Një vend, që sipas rregullave nuk duhet t’i shkonte një skuadre evropiane por që, mund të pretendohet nga Barça në rast të fitores së Champions League (si e ftuar në turne).

Sipas gazetës spanjolle “As”, edhe nëse Barça do të bëhej kampione europe, nuk do të përplaset me FIFA-n që të përpiqet të marrë një “biletë” për në Shtetet e Bashkuara: katalanasit do të kishin dashur të ishin atje, si për prestigjin sportiv, ashtu edhe për çmimin e madh të kompeticionit, por ata nuk e fituan kualifikimin në fushë dhe nuk do ta kërkojnë atë në rrugë “ligjore”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.