Skënderbeu mund Vllazninë në Shkodër – Korçarët për meshkuj dhe femra, mundin ekipet kuqeblu të volejbollit

Ekipet e volejbollit të Skënderbeut, janë larguar nga Shkodra duke marrë 2 fitore, respektivisht për meshkuj dhe femra.
Fillimisht, janë djemtë kuqeblu që u mundën nga mysafirë me rezultatin 2-3.
Pas tyre, në fushë kanë zbritur vajzat.
Seti i parë fitohet nga Vllaznia 25- 18. Edhe në setin e dytë, vajzat e Nora Dedës luajnë mirë, por në fund, Skënderbeu fiton ngusht 23- 25.
Në setin e tretë, rivaliteti ruhet deri tek pika e 20-të, më pas korçarët e mbyllin me fitore 20- 25.
Seti i katërt është fotokopje e të dytit dhe Skënderbeu fiton sërish me dy pikë diferencë, dhe gjithë takimin, 3-1.
Edhe pse Vllaznia luajti si e barabartë në fushë e lojës, eksperienca dhe kualitetet në ekip, i dhanë fitoren Skënderbeut të Korçës në pallatin “Qazim Dervishi” në Shkodër.